Ndërlidhjet

Madrid: Fillojnë hetimet për vitet e 30-ta


Një gjyqtar i lartë në Spanjë i ka filluar hetimet e para lidhur me zhdukjen e dhjetëra mijëra njerëzve gjatë Luftës Civile në vitet e 30-ta dhe gjatë diktaturës pasuese të gjeneralit Francisco Franko.

Gjyaqtari Baltasar Garzon nga Gjykata Kombëtare ka urdhëruar hapjen e 19-të varrezave masive, përfshirë edhe atë që besohet se i përmbanë mbetjet e poetit Frederiko Garcia Lorka, i cili ishte vrarë nga mbështetësit e gjeneralit Franco në vitin 1936.

Ky hetim vlerësohet si kundërthënës në Spanjë, meqë pas vdekjes së diktatorit Franco në vitin 1975, të gjitha partitë politike ishin pajtuar që të mos gjurmojnë shumë thellë në të kaluarën.

Gjyqtari Garzon është i njohur për hetimin e krimeve nga regjimet ushtarake në Argjentinë dhe në Kil.
XS
SM
MD
LG