Administrata qendrore e OKB-së është zhvendosur sot nga selia qendrore në Prishtinë, ku ka qëndruar tash 9 vjet.
Zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko i tha Radios Evropa e Lirë se shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe i tërë personeli i misionit të OKB-së janë vendosur sot në ndërtesën e bazës logjistike të UNMIK-ut, e cila gjendet në rrugën mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Në ish-selinë e UNMIK-ut, e cila një kohë i takonte ushtrisë jugosllave, vendoset misioni i EULEX-it, e mbase edhe një pjesë e institucioneve të Kosovës.
Zyrtarët e UNMIK-ut kanë thënë se sot përfundon faza e parë e rikonfigurimit të UNMIK-ut, përkatësisht reduktimi i personelit.