Ndërlidhjet

Ahtisaari: Plani për Kosovën ishte i drejtë


Propozimi për statusin e Kosovës ishte "i drejtë" dhe ishte "zgjidhja e vetme e bazuar në vlerat, në të cilat unë besoj fuqimisht", ka deklaruar laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari.

"Nëqoftëse nuk i nderojmë vlerat tona, atëherë çfarë jemi. Unë besoj fuqimisht se ne mund t'i zgjidhim të gjitha konfliktet në botë, dhe nuk pranoj asnjë justifikim", ka thënë ish presidenti finlandez, i cili ishte kryenegociagtor për statusin e Kosovës.

Ahtisaari gjithashtu ka thënë se kriza e kredive në botë do ndikojë negativisht në zonat e konfliktit, duke përmendur me këtë rast Kenian dhe Zimbabven.
XS
SM
MD
LG