Ndërlidhjet

Bush: Do të duhet kohë të tejkalohet kriza


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka mbrojtur sot masat e qeverisë për intervenime në krizën finansiare, duke i quajtur masa të "dorës së fundit", të cilat përfundimisht do të mund të sjellin stabilitetin e ekonomisë.

Bush megjithate tërhoqi vërejtjet se hapat e qeverisë synojnë të parandalojnë problemet nga përkeqësimi, e jo të shërbejnë si shtytës të menjëhershëm ekonomik.

"Aksionet mund të marrin pak kohë që të kenë ndikimin e tyre të plotë. U desh ca kohë që sistemi i kredive të ngrijë, dhe dot ë duhet kohë që ai të shkrihet. Këto masa vendimtare janë të drejtuara në zemër të sfidave tona finansiare, dhe janë mjaft të mëdha që të funksionojnë. Amerikanët duhet të jenë të sigurtë se ato do të funksionojnë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG