Ndërlidhjet

Sarkozy: Të ndryshohet sistemi global financiar


Presidenti francez Nicholas Sarkozy ka bërë thirrje për ndryshime në sistemin global financiar. Deklarata e kreut të shtetit francez erdhi në prag të takimit të sotëm me homologun e tij amerikan George Bush. Në takim do të marrë pjesë dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Takimi do fokusohet në krizën globale financiare.

Por Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më herët se bisedimet e sotme në Camp David nuk do të diskutojnë mundësinë e propozimeve për politika të reja dhe as ndonjë datë takimi mes udhëheqësve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, siç shpreson presidenti francez.

Si SHBA-ja dhe vendet e BE-së kanë miratuar paketa shpëtimi për sistemin financiar prej miliarda dollarësh.
XS
SM
MD
LG