Ndërlidhjet

Tbilisi: Arriti Luftanija e Marinës amerikane


Një luftanije e marinës amerikane sot arriti në portin gjeorgjian Poti në Detin e Zi, për një vizitë triditëshe, që me gjasë do të shkaktoj nervozizëm te Rusia.

Një zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tbilisi tha se luftanija nuk po transportonte furnizime humanitare. Sipas tij, kjo ishte një vizitë rutinore dhe nuk kishte ndërlidhje me tensionet në rajon, pas luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë lidhur me rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore. Pas kësaj lufte në muajin gush, luftanijet amerikane kishin dërguar ndihma humanitare për Gjeorgjinë, zhvillim ky që ishte kritikuar ashpër nga Rusia.
XS
SM
MD
LG