Ndërlidhjet

Opozita fitoi në zgjedhjet rajonale në Çeki


Partia më e madhe opozitare në Çeki, ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet rajonale.

Pothuasje me të gjitha votat e llogaritura, Partia Social Demokrate ka fituar në të 13 rajonet, në të cilat u mbajtën zgjedhjet, ka kumtuar Zyra çeke e statistikës.

Kjo është disfata e parë e kryeministrit aktual, Mirek Topolanek, prej vitit 2002 kur ai u zgjodh lider i Partisë Demokratike Qytetare, që e udhëheq koalicionin qeveritar në Çeki.

Lideri i Partisë Social Demokrate, Jirzhi Paroubek, vlerësoi se "kjo ishte një fitore e madhe".

Sot u votua edhe për zgjedhjen e 27 senatorëve, por situata do të dihet në rethin e dytë të votimit, pas një jave.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se këto rezultate të votimeve rajonale mund të paraqesin kërcënim për planet që në këtë vend të vendoset një pjesë e sistemit mbrojtës raketor amerikan.
XS
SM
MD
LG