Ndërlidhjet

Kermabon: EULEX funksional në dhjetor


Shefi i EULEX-it Yves de Kemabon ka thënë se ky mision mund të bëhet plotësisht operacional në Kosovë në fillim të dhjetorit, nëse tejkalohen kundërshtimet nga minoriteti serb.

Në një intervistë për AFP-në, Kermabon ka thënë se një marrëveshje me Serbinë për vendosjen e EULEX-it në Kosovë nuk është e largët, por megjithatë, ai ka thënë se mbetet i matur.

"Mendoj se do të jetë e mundur, që të fillojmë në fillim të dhjetorit, në fazën fillestare, duke pasur parasysh se sërish na duhet pak kohë, për të mbledhur tërë personelin, në mënyrë që të zbarkohemi në tërë Kosovën", ka thënë Kermabon, duke përsëritur se EULEX-i nuk do zbarkohet me forcë.

XS
SM
MD
LG