Ndërlidhjet

SHBA: Bernanke favorizon stimule të reja


Kreu i Bankës Qendrore amerikane Ben Bernanke tha se një stimul i ri finansiar nga ana e qeverisë është ide e mirë, sepse ekziston rreziku që dobësia ekonomike e vendit të zgjatë për ca kohë.

Vërejtjet e tij para Komitetit të Buxhetit në Dhomën Përfaqësuese janë mbështetja e parë për një raund të ri masash stimuluese, të cilat po i shtyjnë ligjvënësit Demokratë.

Ndërkohë, një nga këshilltarët kyç të presidentit Bush në fushën e ekonomisë tha se një pjesë e Shteteve të Bashkuara ka hyrë në recesion.

Ed Lazear, kreu i këshillit të këshilltarëve ekonomikë tha se do të duhen disa muaj që të shihen rezultatet e paketës 700 miliardë dollarëshe, që u futën në sistemin financiar amerikan.

XS
SM
MD
LG