Ndërlidhjet

Rice: Lindja e Mesme, vend më i mirë


Lindja e Mesme është një vend më i mirë falë politikave të presidentit Bush, deklaroi sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.

Në një intervistë për BBC-në në arabisht, Rice tha se si rezultat i "agjendës së lirisë" tani demokracia është pjesë e fjalorit të rajonit.

Duke folur për Irakun Rice nënvizoi se tashmë Iraku "është një vend arab, mik i SHBA-ve".

Administrata Bush ka qenë aktivisht e përfshirë në përpjekjet për krijimin e një shteti palestinez, Siria ka tërhequr trupat nga Libani dhe gratë kanë të drejtë vote në Kuvajt, theksoi Rice disa nga arritjet në Lindjen e Mesme gjatë tetë viteve të drejtimit të SHBA-ve nga presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG