Ndërlidhjet

Një gazetar afgan dënohet me 20 vjet burg


Një gjykatë e apelit në Afganistan ka përmbysur një vendim me vdekje për një gazetar i akuzuar për blasfemi, dhe e ka dënuar atë me 20 vjet burg.

24 vjecari Parwez Kambakhsh, ishte dënuar në janar nga një gjykatë në qytetin verior të Mazari-Sharifit.

Kambakhsh, që është edhe student, kishte shkarkuar nga interneti një artikull ku thuhej se porfeti Muhamed ka injoruar të drejtat e femrave, dhe ua ka shpërndarë shokëve.

Arrestimi dhe dënimi i tij janë dënuar nga shtetet perëndimore, mediat afgane dhe grupet për të drejtat e njeriut.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, e ka quajtur dënimin e sotëm të padrejtë, për të shtuar se "vendimi është hap prapa për të drejtat dhe lirinë e shprehjes në Afganistan".

Komiteti i kërkoi gjykatës që të dëgjojë sa më shpejt që të jetë e mundur apelin e Kambakhshit.

XS
SM
MD
LG