Çekia gjatë kryesimit të BE-së nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të angazhohet që të bindë Brukselin, që shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t'ua heq vizat për hyrje në BE, ka thënë sot në Pragë shefi i diplomacisë çeke Karel Shvarcenberg.
Ai i bëri këto komente pas takimit me ministrin e jashtëm të Bosnje e Hercegovinës Sven Alkalajem.
"Zëri ynë në BE është ndër më të fuqishmit, që thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike duhet të përshpejtohet dhe të përfundojë", ka thënë Shvarcenberg për të shtuar:
"Do t'i bindi politikanët e vendeve tjera të BE-së se është e domosdoshme, që sa më parë të hiqen vizat", u ka thënë Shvarcenberg gazetarëve.
Çekia si një nga detyrat parësore gjatë kryesimit gjashtëmujor të presidencës së BE-së ka krahas fushatës "Evropa pa barriera", ka vënë përshpejtimin e bisedimeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit.