Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi ajror u vranë 9-të ushtarë afganë


Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se nga një sulm ajror i forcave ndërkombëtare në lindje të këtij vendi, janë vrarë nëntë ushtarë afganë dhe janë plagosur tre të tjerë. Sipas ministrisë, sulmi kishte ndodhur mbrëmë në provincën Khost.

Zëdhënësi i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Greg Julian, ka konfirmuar se ka pasur një incident në rajon, por nuk nuk ka pasur detaje të tjera.

Më herët disa civilë ishin vrarë nga sulmet ajrore në Afganistan. Qeveria e këtij vendi është ankuar se forcat ndërkombëtare nuk po i koordinojnë në mënyrë adekuate aksionet e tyre me forcat e Afganistanit, kështu që kjo po rezulton me gabime.
XS
SM
MD
LG