Ndërlidhjet

Gates: Mosarritja e marrëveshjes shkakton pasoja


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, thotë se mund të ketë konsekuenca "dramatike" nëse Shtetet e Bashkuara dhe Iraku nuk arrijnë marrëveshje për siguri për praninë e ardhshme të forcave amerikane në Irak. Ai u tha reporterëve, se nëse nuk arrihet marrëveshja, forcat ushtarake amerikane duhet t'i suspendojnë operacionet e tyre në Irak.

Propozim marrëveshja për siguri deri tash nuk e ka fituar mbështetjen e liderëve politikë irakianë, ndërsa disa forca politike në Irak, kanë kërkuar ndryshime në këtë propozim marrëveshje. Sekretari Gates tha se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë kërkesën për negociata të reja.

Mandati ekzistues i Kombeve të Bashkuara për forcat amerikane në Irak, skadon më 31 dhjetor.
XS
SM
MD
LG