Ndërlidhjet

SHBA: Po hetohen letrat që kanë pasur pluhur


Autoritetet thonë se më se 30 letra, që përmbanin pluhur të paidentifikuar, ishin dërguar në bankat Chase në nëntë qytete amerikane. Agjencia FBI njoftoi se testet fillestare të këtij pluhuri ishin negative për dyshime se ai ishte helmues ose i rrezikshënm.

Nuk është raportuar për lëndime eventuale të personelit të postës dhe të bankave.

Zyrtarët thonë se mendohet se letrat janë të ndërlidhura me një origjinë të njejtë dhe po hetohen si reagim i mundshëm ndaj krizës financiare në Shtetet e Bashkuara. Sipas agjencisë FBI, pjesa më e madhe e letrave, pos substancës në formë pluhuri, ka edhe mesazhe kërcënuese.
XS
SM
MD
LG