Ndërlidhjet

Evropë, Azi: Rënie e bursave, euros, naftës


Bursat evropiane kanë rënë që në hapje, duke ndjekur humbjet në tregjet aziatike të shkaktuara nga frika e recesionit global.

Me tregun e valutave, euro ka shënuar rekord të rënies në 20 muajt e fundit ndaj dollarit amerikan.

Edhe çmimi i naftës në Azi ka rënë nën 70 dollarë për një fuçi.

Në Argjentinë, presidentja Cristina Fernandez ka nënshkruar një projekt-ligj për nacionalizimin e 10 fondeve private pensionale.

Me këtë hap qeveria merr nën kontroll investimet në vlerë prej 30 miliardë dollarësh në mënyrë, që të mbrojë kursimet nga turbullirat globale të tregut.
XS
SM
MD
LG