Ndërlidhjet

Premtohen 4.5 miliardë dollarë për Gjeorgjinë


Komisionerja e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë Benita Ferrero-Walder tha sot se donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 4. 5 miliardë dollarë për të ndihmuar Gjeorgjinë.

Njoftimi erdhi pasi donatorët ndërkombëtarë u mblodhën në Bruksel për zotuar fondet për të ndihmuar Gjeorgjinë që të rimarrë veten pas luftës së muajit gusht me Rusinë.

OKB dhe Banka Botërore vlersuan se në tre vjetët e ardhshëm Gjeorgjisë i duhen 3. 25 miliardë për të ndërtuar infrastrukturën, për të ndihmuar refugjatët dhe për të rikuperuar ekonominë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso u tha pjesëmarrësve në konferncë se është "imperativ moral" që të ndihmohet Gjeorgjia, por edhe është në interes të BE-së, meqë Gjeorgjia është rruga kryesore e tranzitit të energjisë për në Evropë.
XS
SM
MD
LG