Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia shton trupat në Osetinë e Jugut


Gjeorgjia tha sot se Rusia ka stacionuar edhe 2 mijë trupa shtesë në Osetinë e Jugut gjatë javës së kaluar dhe se përgatit "provokime" në këtë rajon separatist.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili tha se Rusia aktualisht ka 7 mijë personel ushtarak në Osetinë e Jugut.

Utiashvili tha se Gjeorgjia "druan se Rusia po përgatit provokime në Osetinë e Jugut".

Rusia ende nuk ka bërë reagime ndaj komenteve.
XS
SM
MD
LG