Ndërlidhjet

Sulm i armatosur në Skënderaj


Një pronar i një kafeterie në Runik të Skënderajt është plagosur, pasi në lokalin e tij u shkrepën mbi gjashtëmbëdhjetë plumba, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Njësitë e para reaguese të policisë së Kosovës, fillimisht kanë kontaktuar ankuesin në vend të ngjarjes dhe janë njoftuar se incidenti ishte shkaktuar në kohën kur persona të dyshuar besohet të kenë shtënë në drejtim të lokalit nga një veturë në lëvizje.

Pronari i kafeterisë, një mashkull rreth 42 vjeçar, me plagë të papërcaktuara të shkaktuara nga arma e zjarrit, është dërguar në drejtim të shtëpisë së shëndetit në Istog të Pejës për t’u transferuar në spitalin e Pejës për trajtim të mëtejm të plagëve të pranuara.

Policia njofton se në kohën e sulmit të armatosur, në lokal përveç pronarit të lokalit i cili ka pësuar lëndime trupore, ka pasur edhe persona të tjerë por që nuk kanë pësuar lëndime.
XS
SM
MD
LG