Ndërlidhjet

Bush mirëpret Shqipërinë e Kroacinë në NATO


Presidenti amerikan George Bush nënshkroi protokolin për të deklaruar edhe zyrtarisht përkrahjen e SHBA-së për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, vende këto për të cilat ka thënë se njëherë ishin nën "pranga të komunizmit".

"Qytetarët e Shqipërisë dhë të Kroacisë kanë tejkaluar luftën dhe vuajtjet, kanë ndërtuar raporte paqësore me fqinjët e tyre dhe i kanë ndihmuar demokracitë tjera të reja që të ndërtojnë shoqëri të lira", ka thënë Bush për të shtuar se në momentin që Shqipëria dhe Kroacia i bashkohen NATO-së atëherë popujt e tyre duhet ta dinë se nëse ndonjë vend kërcënon sigurinë e tyre, secili anëtar i aleancës do të jetë në anën e tyre.

Bush ka thënë se SHBA mezi pret ditën kur në NATO të hyjnë të gjtha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë, anëtarësimi i së cilës po mbahet peng nga Greqia për shkak të kontestit me emër.

"Dyert e NATO-së për anëtarësim mbesin të hapura edhe për popullin e Serbisë, nëse ata zgjedhin këtë rrugë", ka thënë Bush.

Ai ka përsëritur përkrahjen amerikane për anëtarësimin në NATO edhe të Ukrainës, Gjeorgjisë Malit të Zi e Bosnjes.


XS
SM
MD
LG