Ndërlidhjet

Berluskoni viziton Kazakistanin


Kryeministri italian Sivlio Berlusconi pritet të vizitojë sot Kazakistanin, gjatë kthimit të tij nga Pekini.

Raportohet se ai do të takohet me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbaev.

Bisedimet pritet të fokusohen në zhvillimin e fushës masive të naftës Kashagan të Kazakistanit në Detin Kaspik.

Një konsorcium ndërkombëtar që po hulumton zonën udhëhiqet nga kompania italiane ENI, por projekti është shtyrë disa herë dhe qeveria e Kazakistanit ka kërcënuar se do të anulojë kontratën nëse nuk përmbushen afatet kur duhet filluar prodhimi.
XS
SM
MD
LG