Ndërlidhjet

Pragë: Sukes i opozitës në zgjedhjet për Senat


Partia e kryeministrit, Mirek Topolanek, e ka humbur shumicën në senatin e Republikës Çeke, pasi në zgjedhjet e sotme, Partia Social Demokrate në opozitë, fitoi 22 vende prej gjithsjet 26 - sa u zgjodhën me votimet e sotme.

Megjithatë, ligjëvënësit lojalë ndaj koalicionit qeverisës mbeten në shumicë në Senat, që do të thotë se gjasët e qeverisë për të fituar miratimin për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan nuk janë prekur.

Partia Demokartike Qytetare, që e kryeson koalicionin qeverisës, më parë e kishte shumicën në Senat, por tash ka 35 senatorë. Social demokratët tash kanë 29 vende në Senatin me 81 anëtarë.
XS
SM
MD
LG