Ndërlidhjet

Obama e McCain në ditët e fundit të fushatës


Në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata presidenciale e kandidatëve për zgjedhjet e 4 Nëntorit.
Kandidati republikan, John McCain ka qëndruar në shtetin e Nju Meksikos.

"Ngrehuni dhe luftoni! Amerika është vendi për të cilin ia vlen të luftohet. Asgjë nuk është e pamundur këtu dhe ne asnjëherë nuk do të dorëzohemi. Ne kurrë nuk i fshihemi historisë, ne e bejmë historinë. Le t'i fitojmë këto zgjedhje dhe ta çojmë këtë vend përpara.", tha McCain.

Rivali i tij demokrat, Barack Obama ka zhvilluar takime zgjedhore në shtetin e Nevadës.

"Nëse qëndroni me mua edhe gjatë 10 ditëve të ardhshme, nëse shkoni dhe votoni më herët, nëse flisni me miqtë dhe fqinjët tuaj dhe organizoheni për të votuar ju premtoj se ne nuk do të fitojmë vetëm Nevadën. Ne do t'i fitojmë këto zgjedhjedhe ju së bashku me mua do ta ndryshojmë këtë vend e do të ndryshojmë botën.", tha senatori Obama.

Anketat e opinionit flasin për përparësi të Obamës ndaj McCain-it.
XS
SM
MD
LG