Ndërlidhjet

Sulme amerikane në Siri?


Televizioni shtetëror sirian njofton se aeroplanët ushtarakë amerikanë kanë sulmuar zonën rreth kufirit me Irakun duke shkaktuar dhe viktima.

Agjencia e lajmeve AP duke iu referuar banorëve të zonës raporton se dy helikopterë amerikanë kanë ndërmarrë aksione 17km brenda territorit sirian në kufi me Irakun.

Forcat amerikane në Bagdad nuk i kanë komentuar informacionet e mësipërme.
XS
SM
MD
LG