Ndërlidhjet

McCain: Anketat nuk tregojnë realitetin


Kandidati presidencial amerikan, John McCain ka hedhur poshtë anketat e opinionit që e tregojnë atë shumë më pas se rivali demokrat, Barack Obama.
McCain tha se diferenca mes tij dhe Obamës po zvogëlohej dhe se fushata e tij po ecte mirë në prag të zgjedhjeve të 4 Nëntorit.

"Ngrehuni dhe luftoni. Amerika është vendi për të cilin ia vlen të luftohet. Asgjë nuk është e pamundur në ketë vend dhe ne nuk do tërhiqemi. Ne nuk i fshihemi historisë, ne bëjmë histori. Le t'i fitojmë këto zgjedhje e ta çojmë vendin përpara", tha McCain në shtetin e Ajovës.

Senatori demokrat Obama në Denver të Kolorados foli para mbi 100 mijë njerëzve.

"Nëse ju organizoheni së bashku me mua e marshoni, duke trokitur derë më derë, telefononi pa pushim gjatë nëntë ditëve që na kanë mbetur ne nuk do fitojmë vetëm Denverin, por edhe Koloradon e do t'i fitojmë këto zgjedhje. Së bashku do të ndryshojmë vendin dhe botën", tha Obama.

Anketat e fundit të opinionit në shkallë vendi flasin për një avantazh prej 7% të Obamës ndaj McCain-it.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG