Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, tha dje se ajo nuk do ta ndihmoj prokurorin e Serbisë për krime të luftës, që e vizitoi Tiranën dhe i cili po zhvillon hetime lidhur me dyshimet për trafikim të organeve të serbëve nga shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.
Prokurorja e përgjithshme tha se Shqipëria do tu ndihmonte vetëm prokurorëve të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, nëse ky rast do të rihapej nga ky tribunal, raporton agjencia AP.
Ina Rama tha mëtutje se prokurorët e Tribunalit të Hagës kanë zhvilluar hetime në vitin 2005 dhe konkluduan se dyshimet për trafikim me organe ishin të pavërteta.