Ndërlidhjet

Somali: Islamistët e ekzekutuan një grua


Islamistët në Somali e kanë vrarë me gurë një grua të akuzuar për tradhti bashkëshortore. Ishte kjo vrasja e parë publike nga militantët në dy vitet e fundit.

Dëshmitatrët thanë se femra 23 vjeçare ishte ekzekutuar mbrëmë vonë para qindra njerëzve në portin jugor, Kismayu, që nga kryengritësit islamikë u okupua në muajin gusht.

Sipas dëshmitarëve, rojtarët kishin shtënë ndaj një personi të afërt me gruan, i cili kishte vrapuar në drejtim të saj. Me këtë rast ishte vrarë një fëmijë, që ishte në afërsi.

Agjencia Reuters raporton se islamistët, së fundit, kishin ekzekutuar në mënyrë publike kur ata e kishin marrë kontrollin në Mogadishu dhe në pjesën më të madhe të Somalisë jugore, në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG