Ndërlidhjet

Irani e inauguroi një bazë të re të marinës


Irani e ka inauguruar një një bazë të re të marinës në Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik.

Sipas radios shtetërore, admirali Habibollah Sayyari, ka thënë se kjo bazë, në portin Jask, e krijon një linjë të re të mbrojtjes.

Ai tha se kjo bazë, në të ardhmen, do t'i mundësoj Iranit, që t'i bllokoj hyrjet eventuale armiqësore në Gjirin Persik.

Teherani ka tërhequr vërejtjen se do ta mbyll ngushticën nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë Iranin lidhur me programin e kontestuar bërthamor.

Afro 40% e transportit botëror të naftës kalojnë nëpër këtë ngushticë.
XS
SM
MD
LG