Ndërlidhjet

Dnevnik: BE-ja nuk lëshon pe për EULEX-in


Brukseli nuk ka ndërmend t'i lëshojë pe Beogradit për disa çështje lidhur me vendosjen e misionit EULEX në Kosovë. BE-ja do mbetet në qëndrimin se ky mision do vendoset në tërë territorin e Kosovës, shkruan e përditshmja sllovene Dnevnik.

"Puna e parë që Brukseli do ta respektojë deri në fund është se EULEX-i duhet të shpërndahet në gjithë Kosovën, pra dhe në veri, ku serbët janë shumicë, edhe pse ata ende kundërshtojnë ardhjen me misionit", shkruan gazeta.

Vendosja e EULEX-it në gjithë Kosovën nuk është e rëndësishme vetëm për shqiptarët e Kosovës, BE-në dhe SHBA-në, por dhe për serbët nga pjesa qëndrore dhe lindore e Kosovës", shkruan Dnevnik.
XS
SM
MD
LG