Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së në Siri mund të mbyllet


Ambasada e SHBA-së në Damask mund të mbyllet, ka njoftuar përmes një njoftimi vetë kjo ambasadë. Ky veprim ndërmerret pas sulmit në Sirinë Lindore, për të cilin sirianët fajësojnë Uashingtonin.

Në deklaratë thuhet se ambasada mund të mbyllet për "një periudhë jospecifike".

Damasku tha se sulmet e së dielës në fshatin kufitar al-Sukkari kanë vrarë tetë civilë.

Një zyrtar amerikan që nuk ka dashur të identifikohet ka thënë se sulmi besohet të ketë vrarë një pjesëtar të lartë të Al-Qaedas.

Siria i kërkoi të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të ndërmarrë verpime për të penguar ato, që i quajnë sulme të mëtejme nga SHBA në territorin sirian.
XS
SM
MD
LG