Ndërlidhjet

Pakistan: 160 të vdekur nga tërmeti


Të paktën 160 persona kanë vdekur nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur sot Pakistanin jug-perëndimor.

Zyrtarët thanë se ekipet e shpëtimit kanë larguar 160 trupa nga rrënojat e shtëpive në provincën Baluchistan, por dyshohet se ka më shumë viktima.

Raportohet se janë shkatërruar qindra shtëpi.

Tërmeti prej 6.4 shkallë të Rihterit ka goditur provincën para agimit, për t'u përsëritur sërish gjatë ditës në një shkallë prej 6. 2, dëmet e të cilit nuk dihen ende.
XS
SM
MD
LG