Ndërlidhjet

Spanjë: Shpërthim pranë një universiteti


Një makinë bombë ka shpërthyer në vendparkimin e Universitetit të Navarës në qytetin e Pamplonës.
Burimet zyrtare spanjolle që njoftojnë për incidentin nuk flasin për viktima.

Sulmi në fjalë vjen pas dy sulmeve të javës së kaluar për të cilat është fajësuar ETA. ETA është organizatë baske që lufton për shkëputjen e kësaj popullate nga Spanja dhe Franca.

Nga sulmet e ETA-s në afro 40 vjetë janë vrarë mbi 800 persona.
XS
SM
MD
LG