Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia-kandidate për BE, para kapjes së Mlladiqit


Serbia shpreson se do të marrë statusin e kandidatit të BE-së madje edhe para kapjes së të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiq, për të cilin mendohet se fshehet brenda kufijve të Serbisë, ka thënë ministri i brendshëm Ivica Daçiq.

Kjo mund të ndodhë nëse Serbia dëshmon se po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin e Hagës, ka thënë Daçiq.

"Amerika po bën maksimumin për të arrestuar Osama bin Ladenin, por nuk e ka arrestuar ende. Njëjtë po bëjmë edhe ne. Ne duhet të tregojmë gatishmëri dhe bashkëpunim të plotë", ka thënë në një intervistë për AFP-në, Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG