Ndërlidhjet

McCain e Obama në ditët e fundit të fushatës


Në SHBA ka vazhduar fushata elektorale për president të SHBA-së.

Senatori republikan John McCain ka folur para masës në Defiance të Ohios.

"Ia vlen të luftohet për Amerikën. Ne kurrë nuk dorëzohemi, kurrë nuk ndalemi, kurrë nuk fshehemi nga historia, ne bëjmë historinë. Tash, le të fitojmë këto zgjedhje dhe ta çojmë përpara sërish vendin tonë", tha McCain.

Ndërsa demokrati Obama ka vazhduar fushatën në Sarasota të Floridës.

"Unë mund të duroj sulmet e John McCainit edhe për një javë, por ky vend nuk mund të durojë edhe katër vite tjera të politikave të njëjta të dështuara", tha Obama.
XS
SM
MD
LG