Ndërlidhjet

Sulmi vetëvrasës vret 8 persona në Pakistan


Një sulmues i dyshuar vetëvrasës ka hedhur veten në erë afër një konvoji policor duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur rreth 25.

Policia tha se të paktën tre të vrarë janë policë. Prefekti lokal tha se janë vrarë edhe 5 civilë.

Qyteti Mardan është në rrugë për në rajonin e Bajaurit ne kufi me Afganistanin, ku trupat pakistaneze aktualisht po luftojnë militantët islamikë.

Pakistani ka parë një rritje të dhunës në vitin e kaluar, ku forcat e sigurisë kanë sulmuar militantët në rajonet fisnore përgjatë kufirit afgan, ndërsa militantët janë kundërpërgjigjur me sulme vetëvrasëse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG