Ndërlidhjet

Intervista e vrasësit të Rabinit trondit Izraelin


Izraelitët nga mbarë spektri politik i kanë denoncuar planet e dy kanaleve televizive për të transmetuar intervistën e parë të njeriut, i cili e vrau kryeministrin Yitzak Rabin në vitin 1995.

Yigal Amir, i dënuar me burg të përjetshëm, ka dhënë një intervistë telefonike nga qelia e tij duke u shtirur se bisedon me gruan e vet.

Ai ka thënë se vendimin për të vrarë kryeministrin Rabin e ka marrë pasi është ndikuar nga retorika e politikanëve të ekstremit të djathtë, përfshirë ish kryeministrin Ariel Sharon.

Pas reagimeve të opinionit, njëri kanal televiziv u tërhoq, por tjetri tha se ende planifikon që intervistën ta transmetojë sot pasdite.
XS
SM
MD
LG