Ndërlidhjet

Ministrat e Ballkanit do të takohen në Kroaci


Kroacia do të jetë mikpritëse e takimit të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Evropës Juglindore dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Ministrat nga Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të diskutojnë çështjet e ndërkalimit kufitar, si krimin, migracionin, sigurinë dhe korrupsionin.

Forumi joformal dy ditësh, i cili hapet të enjten, është organizuar nga Franca, e cila mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian.

Në takim pritet të marrin pjesë ministreja e Brendshme franceze, Michel Alliot-Marie, Ministreja e Drejtësisë Rachida Dati, ministri i Imigracionit Brice Hortefeux dhe Komisioneri për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot.
XS
SM
MD
LG