Ndërlidhjet

Bush: Amerikanë, dilni në votime më 4 nëntor


Presidenti amerikan George Bush u ka kërkuar amerikanëve, që të dalin në votime për presidentin e ri dhe për Kongres të martën e ardhshme (4 nëntor).

Në fjalimin e tij të fundit javor në radio para zgjedhjeve të 4 nëntorit, Bush i inkurajoi amerikanët "që të dalin në votime dhe të votojnë".

Amerikanët të martën do të zgjedhin presidentin e tyre të 44-të, Dhomën e re të Përfaqësuesve, një të tretën e Senatit dhe disa guvernatorë të rinj.
XS
SM
MD
LG