Ndërlidhjet

Pakistan: 8 të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Një sulm vetëvrasës me veturë bombë ka vrarë tetë zyrtarë paraushtarakë në Pakistan afër kufirit me Afganistanin.

Armata tha të dielën se sulmi ka ndodhur te një postbllok afër Wanas, qyteti kryesor në Waziristanin jugor.

Rajoni konsiderohet të jetë një strehë e Al- Qaedas dhe e militantëve të lidhur me talebanët.

Pakistani ka zbarkuar forca të sigurisë gjithandej pjesës veriperëndimore për të shtypur militantizmin në rritje.

Trupat shpesh janë cak i sulmeve.

XS
SM
MD
LG