Ndërlidhjet

Gadaf viziton Bjellorusinë


Lideri i Libisë Moamer Gadaf udhëton sot për në Bjellorusi për bisedime me presidentin Alyksandër Lukashenko.

Zyra e Lukashenkos tha se bisedimet e së hënës të të dy liderëve do rezultojnë më nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale.

Gadafi arrin në Minsk nga Moska, ku ka biseduar me presidentin rus Dmitry Medvedev dhe me kryeministrin Vladimir Putin mbi lidhje më të ngushta energjetike dhe ushtarake.

Të dy palët raportohet se po negociojnë një marrëveshje përmes së cilës Moska do të ndërtojë reaktorë kërkimorë nukelarë në shtetet e Afrikës Veriore dhe do furnizojë me karburante.
XS
SM
MD
LG