Ndërlidhjet

Dalai Lama: Keqësohet gjendja në Tibet


Dalai Lama tha se ka pak besim që bisedimet me qeverinë kineze do të rezultojnë në më shumë autonomi për Tibetin. Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, që është prej dekadash në mërgim, tha në Tokio se gjendja e tibetianëve në Tibet po përkeqësohet.

Dalai Lama prej vitesh mbron rrugën e mesme, sipas së cilës tibetianëve do t'iu lejohej të praktikonin kulturën, gjuhën dhe fenë e tyre. Një javë më parë ai tha se nuk beson më tek Kina.
XS
SM
MD
LG