Ndërlidhjet

Izrael: Alarm për sulme nga e djathta ekstreme


Kreu i Shin Beth-it, shërbimit sekret izraelit për çështjet e brendshme, ka ngritur shqetësimin se ekstremistët e djathtë në Izrael mund të përpiqen të organizojnë atentate për të penguar procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Juval Diskin, kreu i Shin Beth tha se agjencia që drejton ka identifikuar "vullnetin për të përdorur armë zjarri për të penguar procesin politik dhe për këtë cak do jenë udhëheqës politikë".

Komentet e tij vijnë në prag të 13 vjetorit të vrasjes së ish kryeministrit izraelit Itzhak Rabin nga një ekstremist hebrej.
XS
SM
MD
LG