Ndërlidhjet

HRW: Serbia s'ka mbrojtur pakicën shqiptare


Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch e ka kritikuar Serbinë për shkak se ka dështuar të zgjidhë një varg krimesh të motivuara etnikisht kundër pakicës shqiptare.

Raporti vëren se gjatë shkurtit dhe marsit janë raportuar më shumë se 200 incidente kundër shqiptarëve, dhe vetëm 10 kanë rezultuar me dënime.

Në shumicën e rasteve autoritetet "duket se kanë bërë shumë pak për të identifikuar apo ndjekur autorët e sulmeve", madje edhe kur dëshmitarë kanë qenë vetë oficerët e policisë, apo kur incidentet janë regjistruar në video, thuhet në raport.

"Shqiptarët etnikë veçanërisht kanë qenë të cënueshëm kur zhvillimet në Kosovë i nxitën tensionet" në Serbi, thotë HRW.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG