Ndërlidhjet

Mesiq: Vendimi i GJND vetëm këshilldhënës


Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq ka thënë se çfarëdo vendimi, që merr Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ai do jetë vetëm këshilldhënës.

Ai ka bërë këto komente pas takimit të përbashkët me kryetarin malazias Filip Vujanoviq, atë të Bosnjes Haris Silajxhiq dhe me ish-presidentin turk
Sulejman Demirel, në Izmir të Turqisë, ku është biseduar për situatën në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.

Duke folur për Kosovën, Demirel dhe Mesiq janë pajtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet t'i përshtaten realitetit të ri, që është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG