Ndërlidhjet

Klintonët të bindur në fitoren e Obamas


Ish presidenti Bill Clinton dhe senatorja Hillary Clinton pas hedhjes së votës së tyre kanë inkurajuar amerikanët, që të votojnë për Obaman, meqë siç kanë thënë, ai do mbajë të gjallë ëndrrën amerikane.

"Partia jonë, nesër do zgjohet më një mundësi të madhe, por edhe me përgjegjësi të madhe, një përgjegjësi të thellë, sepse vendi ynë përballet me sfida të vështira ekonomike dhe ne duhet të rikthejmë ndjenjën se ëndrra amerikane është gjallë dhe mirë, se ju do jeni pjesë e klasës së mesme, se njerëzit e varfër mund të kalojnë në klasë të mesme", tha Bill Clinton.

Ndërsa Hillary Clinton, që ishte kundërkandidatja e Obamas në mesin e demokratëve, është shprehur e kënaqur me reagimin e votuesve ndaj Obamas:

"Jam e kënaqur se si populli ka reaguar ndaj fushatës demokratike, ndaj mesazhit të senatorit Obama, vëcanërisht për krizën ekonomike të shatorit. Votuesit e kanë kuptuar se neve na duhet një president serioz për kohë serioze. Mendoj se Baraku ka shfaqur një lidership të vërtetë, të qëndrueshëm, efektiv që mund të përballet me krizën", tha Hillary Clinton në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG