Ndërlidhjet

Jehona e zgjedhjeve amerikane në botë


Shpresa për një epokë të re në lidhje me SHBA-në është përhapur gjithandej botës, madje pa u mbyllur kutitë e votimit.

AFP shkruan se presidenti i ri duhet që shpejt të bëjë përpjekje për të përfunduar konfliktet në Irak, Afganistan dhe në Lindjen e Mesme.

Presidenti palestinez Mahmud Abas shpreson se lideri i ri amerikan do të jetë më i angazhuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, sesa parardhësi George Bush.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, një kritik i ashpër i SHBA-së, tha se fitorja e Obamas mund të jetë një dritë e vogël në horzont, por atë duhet ta ndezë vetë Obama.

"Nëse McCain fiton- e dimë se cka të presim: më shumë luftë dhe më shumë resiztencë" ka thënë Chavez.

Në Iran, ministri i jashtëm Manucher Mottaki tha se qeveria e re amerikane nuk ka alternativë pos të rishikojë politikën e jashtme ndaj Lindjes së Mesme.

"Një evaluim serioz i perfomansës amerikane ne rajon, vecnërisht në tetë vjetët e kaluara, është rekomandimi i mënjehërshëm për qeverinë amerikane", ka thënë Mottaki.

Ndërsa, presidenti afgan, Hamid Karzai ka këto kërkesa për presidentin e ri:

"Pritjet tona nga presidenti i ri ardhshëm janë vazhdim i kërkesave të tashme. Fshatrat afgane nuk janë vendi i duhur për të luftuar terrorizmin. Përdorimi i forcës dhe sulmet ajore nuk japin tjetër rezulatat pos viktimave civile", tha Karzai.
XS
SM
MD
LG