Ndërlidhjet

Medvedev: Sistem raketor rus kundër atij amerikan


Presidenti Rusisë Dmitry Medvedev tha sot se Rusia do të vendosë raketa me rreze të shkurta në rajonin e saj Kaliningrad, si kundërpërgjigje ndaj planeve amerikane që të vendosin sistem mbrojtës anti raketor në Evroëpn Qendrore.

"Me qëllim që të neutralizojmë sistemin mbrojtës raketor amerikan, ne do të zbarkojmë kompleksin raketor "Iskander" në Kaliningrad", tha Medvedev, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, që kur mori postin me muajin maj.

Ai po ashtu tha se Rusia do të përdorë pajisje bllokuese elektronike për të neutralizuar pajisjet amerikane të mbrojtes në Poloni dhe Republikën Çeke.

Në fjalimin e tij, Medvedev tha se SHBA ka përdorur luftën ruse me Gjerogjinë si preteskt për të dërguar anijet luftarake të NATO-s në Detin e Zi dhe për të vendosur sistemin e saj anti-raketor në Evropë.
XS
SM
MD
LG