Ndërlidhjet

Izraeli i tërheq vërejtjen Obamës


Ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni, tha se gatishmëria e presidentit të sapozgjedhur amerikan për të biseduar me Iranin, në Lindjen e Mesme mund të shihet si shenjë dobësie. Sipas Livnit, konceptimi si shenjë dobësie do të ndikojë në përpjekjet për të bindur Teheranin që të heqë dorë nga programet bërthamore.

Komentet e shefes së diplomacisë izraelite janë shenja e parë e mospërputhjeve me Obamën, që nga fitorja e tij në zgjedhjet amerikane.

E pyetur nëse mbështeste ndonjë dialog me Iranin, ajo u përgjigj negativisht.
XS
SM
MD
LG