Ndërlidhjet

Rusia për raporte më të mira me Obamën


Presidenti Dmitry Medvedev tha se Rusia është e gatshme për raporte më të mira me presidentin e zgjedhur Barack Obama.

"Rusia uron Obamën me gjithë zemër. Shpresojmë se presidenti i ri, z Barack Obama, do të jetë president i suksesshëm, i cili është i aftë të krijojë politika të drejta të brendshme dhe të jashtme dhe të ndërtojë bazë të fortë për relacionet SHBA-Rusi", tha Medvedev.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi që iu adresua kombit, ku kërcënoi se Rusia do vendosë raketa me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad të Rusisë për të neutralizuar sistemin e propozuar amerikan të mbrojtjes raketore në Evropën Qendrore.
XS
SM
MD
LG