Ndërlidhjet

Rice takon liderët palestinezë


Sekretarja amerikane e shtetit Condoliza Rice udhëton sot në Bregun Perëndimor për të diskutuar me liderët palestinezë mbi fatin e bisedimeve izraelito-plestineze.

Në Izrael të enjten, Rice pranoi se një marrëveshje para se të skadojë mandati i presidentit Bush nuk ka të ngjarë të ndodhë.

Ndryshe, edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino, ka pranuar se paqja vështirë se do arrihet këtë vit:

"Presidenti Bush ka qenë i pari, që ka bërë thirrje për një shtet palestinez. Kjo ka thënë shumë për popullin në rajon, të cilët po punojnë për të afruar ndasitë në mes të dy palëve dhe të krijojnë definicionin e shtetit. Por, jo, nuk mendojmë se kjo do të ndodhë para fundit të këtij vitit", tha Perino.

Kjo datë ishte caktuar, kur filloi procesi i paqes, një vit më parë.

Gjatë vizitës së saj katërditore në rajon, Rice po ashtu do udhëtojë në Jordani dhe Egjipt, ku gjatë fundjavës do të takojë katërshen e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë të procesit të paqes- SHBA-së, OKB-së, BE-së dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG